Big Mama me një big projekt!

Energjia dhe pozitiviteti që ajo reflekton kudo e kanë bërë atë që të jetë njëra ndër këngëtaret më me stil dhe më të kërkuara në trevat shqiptare. Fjala është për Big Mamën e cila së fundmi është duke përgatitur edhe një risi tjetër për fansat e saj.

Ajo do të sjellë së shpejti klipin më të ri në bashkëpunim me reperin Gasso me titull “Loca”, e pas kësaj do të fillojë xhirimet e projektit “Milion”.

Deri më tash Bigi ka sjellë dy videoklipe derisa pritet që edhe këto dy tjerat të publikohen së shpejti.

Lajme të ngjashme

Back to top button