Maqedoni, Çdo orë miratohen nga 8 vendime penale

Gjykatësit nga Gjykata e Apelit në Shkup çdo ditë kanë zgjidhur 204 raste ose, me fjalë të tjera, në çdo orë pune nga viti i kaluar janë marrë vendime për 8 lëndë, shkruan Nova Makedonia.

Kualiteti lidhur me zgjidhjen e lëndëve, por edhe kualiteti i vendimeve është rritur, ndërsa numri I lëndëve të pazgjidhura bie.

Këtë e tregon raporti I fundit për vlerësimin e punës së gjykatësve në Republikën e Maqedonisë që e publikoi Gjykata Supreme. Siç është theksuar në analiza, gjykata më e madhe në vend, Gjykata Themelore Shkupi 1, gjatë vitit 2014 ka punuar në 119.566 lëndë, prej të cilave 50 mijë janë nga viti I kaluar (2013). Prej tyre, për gjithsej 75.906 është marrë vendim derisa 43 mijë lëndë kanë mbetur pa zgjidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button