Zjarr në një ndërtesë në Çair, 5 persona në spital

Pesë persona janë dërguar në spital, si pasojë e asfiksimit në një zjarr të madh në Çair të Shkupit.

bëhet e ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas informatave të para, zjarri ka përfshirë ndërtesën në rrugën Kosturska numër 3.

Fillimisht zjarri është shkaktuar në podrumin e kësaj ndërtese.

Në vendin e ngjarjes menjëherë janë gjendur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë në pak minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button