Messi përgatit skemën për Bilbaon

Lionel Messi do të jetë kryefjala e një nate të “çmendur” që Barcelona do ta ketë para vetes në finalen e dytë ndaj Bilbaos.
Pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë, Barcelona ka shpresat vetëm tek Lionel Messi në rikthimin spektakolar në rrugën drejt trofeut të pestë nën drejtimin e Luis Enriques.

Madje Messi në këtë përballje ka marrë më shumë kompetenca. Ylli argjentinas po e ndihmon Luis Enriquen në skemat e skuadrës për këtë sfidë duke i bërë propozime në fazën sulmuese.

Messi pritet që të jetë më i tërhequr në këtë përballje për të dhënë më shumë topa në drejtim të sulmit, ndërsa Luis Suarez pritet të jetë sulmues i fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button