Manipulimi me titujt zhgënjen lexuesin

[Recension: Thaçi rrezitet, çka bëjnë luanët e PDSH-së?]

Teksti që po recensojmë është vepër e një medie jashë Maqedonisë, por që i njëjti është marrë nga autorët anonim dhe vetëm i është ndërruar titulli që aspak nuk ka të bëj me tekstin. Edhe pse në titull shtrohet një çështje delikate, autori nuk ka ndërhyrë në artikullin e marrë pa cituar, për të shpjeguar në pak rreshta pyetjen që ai parashtruar në titull.

Thaçi rrezitet  çka bëjnë luanët e PDSH së  fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Thaçi rrezitet, çka bëjnë luanët e PDSH-së?

Data dhe koha e publikimit: 12.08.2015

Data e recensionit: 12.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Është e qartë se titulli I këtij teksti tërheq menjëherë vëmendje, siç është e qartë edhe fakti se titulli është tendencioz. Por nëse lexon tekstin ai ska të bëjë asnjë gjë me atë që thuhet në titull. Ja një pjesë e shkëputur nga teksti të cilin e përmbanë ky artikull:

Një kronikë e pazakontë është shfaqur këtë pasdite në Abc Neës, televizioni që përgjatë sezonit veror transmeton direkt nga bregdeti i Jugut atmosferën e plazhit. Lajmi se Ilir Meta gjendej me pushime në Jalë me Menduh Thaçin, duket se u eklipsua nga incidenti që i ndodhi gazetarit Eni Shehu gjatë intervistës me dy politikanët.

Titujt çdoherë duhet të jenë të shkurtër, të informojnë për atë që informon lajmi dhe të jenë të menduar mirë. Zakonisht nuk preferohet që titujt të përmbajnë pyetje, por edhe në rastet kur kjo ndodh teksti më pas duhet të jape përgjigje për atë që shtrohet si pyetje. Publiku përmes titullit duhet të kuptojë përmbajtjen e lajmit.  Në rastin konkret nuk kemi as edhe një fjalë të asaj që shtron titulli si dilemë.

Botuesi i këtij artikulli, nuk ka cituar burimin se nga e ka marrë lajmin. Kurse teksti është pak sa komik, sepse thjeshtë përshkruan një situatë  të një kronike televizive në të cilën janë përfshirë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button