Indonezi, zhduket nga radari avioni me 54 pasagjerë
Zyrtarët e Indonezisë sot deklaruan se një avion pasagjerësh me 54 udhëtarë ka humbur kontaktin me kontrollorët e trafikut ajror mbi provincën lindore indoneziane Papua, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Agjencia Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtimit (BASARNAS) gjithashtu e kanë konfirmuar këtë informacion.
Sipas asaj që është deklaruar në profilin e rrjetit social Twitter të BASARNAS, avioni i përket kompanisë ajrore “Trigano Air Service” dhe në të ndodheshin 44 pasagjerë të rritur dhe pesë anëtarë të ekuipazhit si dhe pesë fëmijë.