Siri, nga përleshjet dëmtohet rëndë xhamia e ndërtuar në kohën e sulltan Abdyl Hamidit II

Xhamia Taha, e ndërtuar gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamidit II (1876-1909) në periferi të Damaskut pësoi dëmtime të rënda në sulmet e fundit nga forcat e regjimit në Siri, ndërsa vendasit pretendojnë se kryerja e ritualeve fetare nuk është më e mundur brenda saj, shkruan Anadolu Agency (AA) .

Al-Hajj Ebu Mohammed, banor i Duma-s për AA tha se xhamia me siguri do të rrënohej. Ai thekson se qytetarët, gjatë luftës civile siriane, e cila tani më zgjat për pesë vjet, vazhdimisht janë përpjekur për të riparuar dëmtimet e xhamive.

“Deshëm disi ta riparojmë, por jemi të bllokuar dhe nuk kemi mjete për këtë”, thotë Ebu Muhamed, duke shtuar se vendasit, në vend se në xhami, i kryejnë ritet në bodrumin që ndodhet pranë xhamisë.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se nga lufta në Siri, kanë humbur jetën më shumë se 220.000 njerëz. Mbi katër milionë sirianë kanë ikur nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta, duke gjetur strehim në vendet fqinje.

Nga përleshjet dhe sulmet e armatosura granatimet, një numër i madh i objekteve të infrastrukturës në të gjithë vendin është shkatërruar plotësisht ose pjesërisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button