Nuk do ta besoni sa fiton Facebook në sekondë

Facebook ka arritur në rreth 253 miliardë dollarë dhe kjo, kryesisht falë sponsorizimeve që ju shihni kur bëni kontrollimin e faqes tuaj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Facebook më së shumti para’ fiton nga reklamat, përkatësisht rreth 90%.

Po sipas të dhënave të publikuara nga mediat e huaja, Facebook fiton jo më pak se 432 dollarë për sekondë, ose 37 milionë e 324 mijë dollarë në ditë.

Facebook, i cili bëri 69% të parave të tij falë shpalljeve që i kishte fituar nga celularët në tremujorin e fundit të 2014, tani është kompania e nëntë më e madhe, përpara “Walmart”, “Procter & Gamble” dhe “Google”.

Kësaj të fundit i janë dashur tetë vite për të arritur kapitalizmin aktual të tregut të Facebook­ut.

Lajme të ngjashme

Back to top button