Trump: Nëse zgjidhem President, fshesën 11 milionë klandestinëve

Gjithnjë e më i ashpër shfaqet Donald Trump, miliarderi amerikan i cili është në garë për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Trump thotë se është gati të shpenzojë një miliardë dollarë për kandidimin e tij dhe nëse do të zgjidhet kreu i Shtëpisë së Bardhë, premton se do të dëbojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 11 milionë klandestinë.

Në zgjedhjet amerikane, kandidatët duhet të mbledhin fondet e nevojshme për fushatën elektorale. Një çështje kjo që për Trump nuk është problem, pasi deklaroi se nëse është e nevojshme do të shpenzojë edhe 1 miliardë dollarë të pasurisë së tij, pasi në dallim nga kandidatët e tjerë thotë se nuk ka nvojë për financime.

“Fitoj 400 milionë dollarë në vit, kështu që…”, tha Trump, i cili edhe nëse nuk votohet nga republikanët është shprehur i gatshëm të kandidojë si i pavarur, shkruan NOA.

Trump ka premtuar se nëse do të arrijë në Shtëpinë e Bardhë, akti i tij i parë do të jetë anulimi i dekreteve presidenciale të Barack Obamës për emigrimin dhe do të dëbojë kalandestinët pa dokumenta.

Kjo deklaratë e tij e ka vendosur në krye të të gjitha sondazheve të realizuara nga mediat lidhur me elektoratin republikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button