Eldora e Big Brother, 40 gradë në Dubai

Eldora Koçi, vajza që u bë e njohur në “Big Brother 6”, ka kaluar momente speciale në jetën e saj gjatë një udhëtimi që ka bërë këto ditë në Dubai.

Ajo ka pohuar se i pëlqejnë udhëtimet e të zbulojë vende të panjohura, dhe Dubai ishte një nga ëndrrat që ajo tashmë e ka bërë realitet. Këto foto në shkretëtirë ajo i ka realizuar këto ditë, dhe i ka postuar në profilin e saj në facebook, duke i njoftuar miqtë për çdo moment të bukur që kalonte atje.

“Përjetova një ëndërr të mrekullueshme, nga e cila nuk do doja kurrë të zgjohesha. Pamjet në foto janë shumë larg krahasuar me atë, që kemi parë në realitet.

As fotot nuk i përshkruajnë dot gjithë ato mrekulli”, shkruan ajo pak orë pas kthimit në Tiranë. Këtë udhëtim të gjatë ajo e ka bërë me një mikeshën e saj./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button