Këshilli i ministrave i Shqipërisë: 147 kuota pranimi për regjistrim për shqiptarët e Maqedonisë

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, solli Vendimin nr. 638, të datës 22.07.2015, mbi bazë të të cilit, janë miratuar 600 kuota pranimi për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të cilët dëshirojnë të ndjekin programe studimore në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri.

Për shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, Këshilli i ministrive i Republikës së Shqipërisë miratoi 147 kuota pranimi për regjistrim në programet e ciklit të parë „Bachelor“, programet e integruara të ciklit të dytë “Master i shkencave” dhe programet jo universitare profesionale, me kohë të plotë.

Lajme të ngjashme

Back to top button