Operacionet antikanabis, asgjësohen bimë narkotike në Shkodër, Krujë dhe Mirditë

Policia e Shkodrës ka sekuestruar dhe asgjësuar 879 rrënjë kanabis sativa. Në sajë të operacioneve policore, 3 parcela me 470 rrënjë janë zbuluar në fshatin Vilë. Ndërsa në fshatin Benë, janë zbuluar 9 parcela me 409 rrënjë bimë narkotike. Bimët u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkaq, Policia e Krujës ka asgjësuar 572 rrënjë bimë narkotike në fshatin Mallkuç. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur plot 14 parcela, ku bimët u asgjësuan në vend. Një tjetër sasi prej 201 rrënjë kanabis sativa janë sekuestruar në fshatin Simon të Mirditës, transmeton Top Channel.

Bimët, me gjatësi 1-2 m, u asgjësuan në vend me anë të djegies. 152 rrënjë u gjetën në zonën e Përroit të Madh dhe 49 të tjera në vendin e quajtur “Livadhi me Koleqe”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve në të tre rastet.

Lajme të ngjashme

Back to top button