Malajzia konfirmon se mbetjet e gjetura në Maldive nuk i përkasin avionit MH370

Ministri i Transportit i Malajzisë ka deklarua se mbetjet e gjetura në Maldive nuk i përkasin avionit Malaysia Airlines MH370 që u zhduk në fluturim më 8 mars të vitit të klauar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Liow Tiong Lai iu tha gazetarëve të premten se një ekip ekspertësh malajzian ka bërë konfirmimin duke dalë në një përfundim, duke u bazuar në sendet dhe mbetjet që kanë ekzaminuar deri tani.

“Ekipi që ishte ngarkuar për hetimin e rastit dhe ekzaminimin ka dëshmuar se mbetjet e ekzaminuara nuk i përkasin avionit Malaysia Airlines MH370”- u shpreh ministri i Transportit i Malajzisë. Ai shtoi se në qoftë se për ndonjë nga mbetjet ka akoma dyshime për t’u testuar, do t’i dorëzohen hetuesve.

Ekipi në fjalë udhëtoi për në Maldive më 10 gusht për të shikuar dhe kryer verifikimin paraprak pasi autoritetet e Malajzisë janë njoftuar zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil në Maldive për mbetjet e paidentifikuara që u gjenden në ishullin Reunion.

Avioni i pasagjerëve Malaysia Airlines në fluturim MH370 u zhduku më 8 mars 2014 në linjën Kuala Lumpur-Pekin. Në aeroplan ishin 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Pas disa javësh kërkime, autoritetet e Malajzisë njoftuan se aeroplani është rrëzuar në oqean, dhe se të gjithë pasagjerët kishin vdekur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfshirë rreth 65 aeroplanë dhe 95 anije, si dhe ekspertë nga 25 vende të ndryshme të botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button