Vazhdojnë konfliktet mes forcave opozitare dhe DAESH në Halep

Vazhdojnë në intervale konfliktet me organizatës terroriste DAESH dhe opozitarëve në rjaonin Azez të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se dy fshatrat dhe stacioni i gazit natyror në lindje të rajonit Azez të Halepit të cilët u morën nën kontroll nga opozitarët ditën e djeshme theksohet se ato janë rimarrë sërish nën kontroll nga militantët e DAESH-it.

Gjithashtu vërehet se anëtarët e DAESH për të parandaluar përparimin me tanke të opozitarëve përreth fshatrave Karamezra dhe Harbe kanë hapur një kanal.

Zhurmat e konflikteve të vazhdueshme në rajon dëgjohen që në vijën kufitare të rajonit Kilis në Turqi. Gjithashtu theksohet se edhe masat e forcave të sigurisë në kufi vazhdojnë akoma të ndërmerren.

Lajme të ngjashme

Back to top button