Ngjarjet e fundit rrënjosin diktaturën në vend

Për profesoreshën dhe aktivisten e të drejtave të njeriut, Mirjana Najçevska ngushtimi i hapësirës për shprehjen e mediave nga njëra anë dhe nënshtrimi i gjykatave ndaj pushtetit ekzekutiv nga ana tjetër, janë tregues më të mirë për rrënjosjen e udhëheqjes diktatoriale në vend. Nga kjo humnerë ku po bie Maqedonia, sipas profesores Najçevska vendi nuk do të mund të dalë dot i vetëm, nëse nuk do të kemi edhe ndihmë nga jashtë. 

“Këto janë pasojat e sistemit autoritar i cili gjithnjë e më shumë por forcohet dhe po lëshon rrënjë. Ajo që të shqetëson më së shumti është fakti se dezinformatat e pushtetit arrijnë të depërtojnë me sukses në opinion se gjoja bëhet fjalë për një vepër penale të zakonshme e cila procedohet në institucionet e sistemit dhe se çdokush që ngre zërin kundër burgosjes dhe gjykimit të Kezharovskit, në fakt ngre zërin kundër veprimtarisë normale të organeve gjyqësore. Megjithatë nuk bëhet fjalë për vepër penale por për atë se sa qytetarët kanë mundësi të marrin dhe japin informata…. Me ngushtimin e kësaj hapësire në mënyrë automatike bëhet e qartë se nuk kemi shtet demokratik, me nënshtrimin e gjykatave nën dirigjimin e qeverisë bëhet e qartë se nuk kemi as shtet juridik dhe kemi të gjitha elementet e regjimit autoritar apo diktatorial”, tha profesoresha Mirjana Najçevska për Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Back to top button