Tre lloje të reja të insekteve të zbuluara në Maqedoni

Të panjohura më parë molë uji dhe pranverorja (Plecoptera), janë speciet e zbuluara në Parkun Nacional të Mavrovës. Specie të rrezikuara për shkak të zhvillimit hidroenergjetik.

Nuk duhet të udhëtoni në Amazon ose në thellësitë detare, me qëllim për të zbuluar lloje të reja. Një vështrim nga afër në Ballkan është i mjaftueshëm. Në bashkëpunim me Wolfram Graf, asistent profesor në Universitetin e Vjenës të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, një ekip i shkencëtarëve ka zbuluar tri lloje të panjohura më parë të insekteve ujore brenda Parkut Nacional të Mavrovës në Maqedoni: speciet molë uji dhe Potamophylax lemezes, si dhe pranverorja Siphonoperla Korab

Mënyra e veçantë e jetës së këtyre specieve është ende duke u eksploruar, megjithëse në përgjithësi, mola e ujit dhe pranverorja (Plecoptera) shpenzojnë deri në tre vjet në fazën e tyre të larvave në puse, përoje dhe lumenj. Më pas, ata shëndrrohen në insekte fluturuese të cilat i lëshojnë vezët në ujë brenda disa javësh.

Vetëm sa u zbulua, se këto specie tashmë janë në rrezik të zhduken, pasi qeveria maqedonase planifikon ndërtimin e 22 hidrocentraleve në brendësi të Parkut Nacional të Mavrovës. Kjo do të ndikojë edhe ato përrojet në të cilat këto specie jetojnë. “Hidrocentralet – kullimi i ujit dhe mbyllja që vjen me të – i vënë në rrezik të zhduken këto specie të ndjeshme të cilat janë veçanërisht lokale në shpërndarje”, thotë Worfram Graf.

Nga afër specia molë e ujit Drusus discolor © Wolfram Graf.

Megjithatë, duke zbuluar këto tre specie në Parkun Nacional të Mavrovës nuk është një incident i izoluar. “Vetëm në 5 vitet e fundit, rreth 15-20 insekte të reja ujore janë gjetur në Ballkan. Ne supozojmë se shumë specie më janë ende për t’u zbuluar. Trupthat e ujit në Gadishullin Ballkanik janë ndër habitatet ekologjikisht më të vlefshmet dhe më interesantet në Tokë”, shtoi Wolfram Graf.

Mirëpo, kjo pikë e nxehtë për biodiversitetin është në rrezik të shkatërrimit. Shumë lloje mund të zhduken ndonjëherë pa u zbuluar. Më shumë se 2.000 hidrocentrale janë parashikuar mes Sllovenisë dhe Shqipërisë, mbi 800 prej tyre në kuadër të zonave të mbrojtura.

Lumenjtë në Gadishullin Ballkanik janë të kërcënuar nga një digë e vërtetë lajthitjeje. Në mënyrë për të luftuar këtë valë të shkatërrimit, Riverwatch dhe EuroNatur kanë lansuar “Shpëto zemrën blu të Evropës” fushatë, në bashkëpunim me partnerin lokal në vendet respektive të Ballkanit. Lexoni më shumë reth kësaj këtu: http://www.balkanrivers.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button