Moti sot në Maqedoni

Moti paradite do të jetë me diell me vranësirë të vogël deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirës jostabile me shi të rrëmbyeshëm të përkohshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtim i ndryshëm. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 37 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, paradite me diell, ndërsa pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 37 gradë Celsius. Në rajonin e Prespës dhe të Ohrit moti do të jetë me kushte për shi të shkurtër me bubullima. Temperatura do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Në rajonin e Dojranit, mot i ngjashëm me zhvillim të vranësirave jostabile. Në orët e pasdites do të ketë kushte për shi dhe bubullima lokale.

Temperatura do të arrijë deri në 36 gradë Celsius. Në ditët e ardhshme në orët e pasdites do të ketë kushte për shi të rëmbyeshëm lokal dhe bubullima.

Të dielën nga fundi i ditës dhe të hënën do të ketë jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm, zbrazje elektrike dhe erë të përforcuar. Në fillim të javës së ardhshme temepratura e ditës do të ulet për disa gradë

Lajme të ngjashme

Back to top button