Turqi, në rajonin Reyhanlı në kufi me Sirinë po ndërtohet mur betoni 3 metra i lartë

Në rajonin Reyhanlı në kufi me Sirinë po ndërtohet një mur me blloqe 7 tonësh me një gjerësi 2 metër dhe me një lartësi 3 metra, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të ngjarjeve terroriste në periudhat e fundit në kufirin me Sirinë janë rritur edhe masat e sigurisë.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë mësohet se prefektura e qytetit Hataj dhe Regjimenti 2 i Komandës Kufitare kanë vendosur për ngritjen e një muri në zonën Bükülmez të Reyhanlı e cila është në kufi me rajonin Atme në Siri.

Në fund të punës pas përfundimit të infrastrukturës në ditët e fundit, ka nisur vendosja e blloqeve gjigante të betonit të cilat janë sjellë me maune.

Blloqet e betonit me gjerësi 2 metra, gjatësi 3 metra dhe me peshë 7 tonë do të vendosen 8 kilometra përgjatë kufirit dhe do të përfundojë në një kohë të shkurtër.

Forcat e sigurisë në kudër të rritjes së masave të sigurisë, edhe në rajonin Yayladağı në kufi me Sirinë patën ngritur mur.

Lajme të ngjashme

Back to top button