BESA: MO-në e vranë Ahmeti dhe Thaçi

“Sot në mëngjes me keqardhje morëm lajmin e hidhur se është gjuajtur për vdekje Marrëveshja e Ohrit, ndërsa rrugës për spital ka ndërruar jetë. Në fakt, dhuna ndaj saj ka vijuar sistematikisht që nga viti 2001, porse sot përfundimisht mjekët e konstatuam vdekjen. Ndonëse prindërit e saj kishin menduar se pjekuria e saj do të arrihej qysh në vitin 2004, ajo edhe 11 vjet më vonë mbeti jo vetëm e parealizuar, por edhe e paralizuar”, deklaruan nga lëvizja BESA.

Sipas kësaj Lëvizje, kur kishte lindur, ajo ishte menduar të ishte kornizë për kohezionin ndëretnik në Maqedoni, por me kalimin e kohës ajo u bë mjet që i punësonte aktivistët partiakë që do të shërbenin si mbledhës votash dhe asgjë më shumë. Gjithë kjo e dëmtoi rëndë shëndetin e saj, derisa e paralizoi tërësisht dhe e solli në gjendje të vdekjes klinike.

“Andaj, sot – kur duhet të shënohet ditëlindja e saj e 14-të – ne me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se ajo tashmë është e vdekur si pasojë e vrasjes që ia kanë bërë disa politikanë të vendit. Personat që dyshohet se e kanë kryer këtë vrasje janë me iniciale A.A. dhe M.Th., por në interes të hetimeve emrat e tyre ende nuk publikohen. Por, vrasësit e saj janë të njohur për policinë, sidomos për Naçallnikun, si persona me dosje kriminale edhe më parë dhe ata janë në kërkim e sipër. Pritet që së shpejti të kapen dhe të dënohen para gjyqit të popullit. Po ashtu janë ngritur dyshime edhe për porositësin e vrasjes së saj. Ai mendohet të jetë personi N.G., po ashtu i njohur për organet e përgjimeve me dosje të rëndë kriminale”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Lëvizja BESA.

Lajme të ngjashme

Back to top button