Në Maqedoni ka 817 fole të lejlekëve

­ Në Maqedoni ka 817 fole të lejlekëve në të cilat ka 2.023 zogj të rinj dhe 1.638 zogj të rritur, tregon regjistrimi që e ka zbatuar Shoqata Ekologjike e Maqedonisë në tërë territorin e shtetit.

Një regjistrim i tillë për herë të fundit është zbatuar në vitin 1958 nga shkencëtari R.Jovetiç dhe atëherë në Maqedoni ka pasur gjithsej 1.132 fole aktive gjegjësisht 315 fole më shumë nga ky vit. Në to ka pasur gjithsej 3.576 zogj të rinj dhe për dallim prej tani, kur numri më i madh i foleve janë në shtyllat elektrike ose konstruksione të ngjashme, atëherë foletë ishin nëpër shtëpi.

Lejlekët në Maqedoni konsiderohen si pasuri dhe ato simbol i shpeshtë në shumë legjenda dhe tradita. Njëra prej besimeve është se lejlekët udhëtojnë në kontinentin afrikan pas festës Makavej më 14 gusht. Situata me lejlekët ndiqet nëpër tërë Evropën. Vitin e kaluar dhe këtë vit nëpër tërë Evropën është zbatuar Censusi i shtatë ndërkombëtar i lejlekëve në të cilin do të numërohen edhe rezultatet nga Maqedonia,.

Lajme të ngjashme

Back to top button