Kallëzime penale për dy persona për tentim për vrasje

­ Policia e Strugës ka ngritur padi penale kundër njëzet e dy vjeçarit shtetas i Shqipërisë G.B. dhe D.Z. (39) nga fshati Radolishtë e e Strugës për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “tentativë për vrasje”.

Vepra penale, siç kumtoi SPB Ohër është kryer më 16 dhjetor të vitit të kaluar në orën 00:05 në rrugën lokale Veleshtë­Oktisi, ku me më shumë plagë në shpinë, bark dhe në gjymtyrë ka pësuar A.S. (36) banor i fshatit Veleshtë. “Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, kur ai dilte nga automjeti i vet i tipit “Mercedes”.

Në moment, nga automjeti i tipit “Rover”, pa targa e parkuar në afërsi të shtëpisë së tij, nga ana e pasagjerit ka dalë i akuzuari i parë G.B. dhe ka shtënë disa herë ndaj A.S. ku më pas së bashku me akuzuarin e dytë D.Z. i cili po e ngiste automjetin dhe që ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale, menjëherë janë larguar.

I plagosuri A.S. urgjentiashtë është dërguar në spitalin e përgjithshëm në Strugë, njoftoi zëdhënësi e SPB e Ohrit Stefan Dimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button