Minisria e Ekonomisë: Stacionet hekurudhore në Maqedoni me standarde evropiane

Infrastruktura hekurudhore në Maqedoni, në vitet e fundit ndodhet në një cikël të madh investimesh i cili përfshin rikonstruimin dhe modernizimin e Koridorit 10 nga Tabanoci deri në Gjevgjeli dhe ndërtimin e pjesës të pa ndërtuar të Koridorit 8 në drejtim të Shqipërisë dhe Bullgarisë, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Në fazë përfundimtare është remonti i 55 kilometrave të linjës hekurudhore me çka në Koridorin 10-të do të mund të vozitet me shpejtësinë e projektuaar prej 100 deri 120 kilometra në orë, projekt ky i financuar me kredi nga Banka evropiane për rripërtritje dhe zhvillim (BERZH) në vlerë prej 17.6 milion eurove.

Si vazhdimësi e rindërtimit të Koridorit 10-të, filloi edhe rindërtimi, rehabilitimi i stacioneve hekurudhore të cilat gravitojnë përgjat këtij koridori Pan evropian, duke e përfshirë edhe pjesën 10-të D të këtij koridori nga Velesi deri në Manastir.

Ky projekt zbatohet në kuader të IPA programit operativ i cili ka të bëjë me zhvillimin rajonal me vlerë financiare prej 3 milion eurove.

Me këtë projekt janë të përfshirë 10-të ndërtesa të stacioneve hekurudhore të cilat graavitojnë në Koridorin 10-të dhe 10-të D dhe ate në Veles, Gradsko, Negotinë, Demir Kapi. Gjebgjeli. Tabanoc, çashkë, Bogomilë, Prilep dhe Manastir.

Bëhet fjalë për objekte kryesisht të ndërtuara në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar , me intervenime të vogla në kohëra të ndryshme.

Situata e tyre aktuale është shumë e keqe, ndërsa me këtë projekt do të aftësohen që t’i përmbushin standardet evropiane për stacionet hekurudhore të cilat përfshijnë qasjen dhe informimin e udhëtarëve.

Për këtë qëllim për çdo stacion hekurudhor veçmas është hartuar projekt, ndërsa përmes procedurave tenderuese është zgjedhur edhe kompania ndërtimore e cila po realizon punët në terren.

Kjo nënkupton se në të gjitha stacionet hekurudhore të cilat do të rikonstruohen do të ndërohet kulmi, rrjeti elektrik, rrjeti i ujësjellësit , tualetet do të riparohen apo do të ndërtohen të reja, do të zbatohet sistem i ri informativ, do të ripsarohen edhe peronat të cilat do kenë qasje edhe për persnat m aftësi të kufizuara, duke u rruajtur stili autentik i ndërtimit i cili daton nga fillimi i shekullit të kaluar.

Ndërsa keto ditë filloi edhe rikonstruimi i tre stacioneve të para hekurudhore dhe ate në Prilep, Veles dhe Demir Kapi dhe për këtë qëllim drejtori i ndermarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura Irfan Asani bashkë me bashkëpunëtorët e tij e vizituan stacionin hekurudhor në Prilep dhe bashkë me kryeministrin dhe ministrin e transportit dhe lidhjeve paralajmëruan fillimin e këtij projekti të shumëpritur.

Në bazë të dinamikës së paraparë, rikonstruimi i 10-të stacioneve hekurudhore pritet të përfundojë në mësin e vitit të ardhshëm.

Me përfundimit e të gjithë këtyre projekteve dhe blerjet e reja të garniturave të reja për transport të udhëtarëve, pritet rrikthimi i besimit në trafikun hekurrudhor dhe një numër i madh i njerëzve do ta përdorin trenin si mjet udhëtimi .

Lajme të ngjashme

Back to top button