Një adoleshent nga Gostivari i ka rrahur gjyshin dhe motën

Një adoleshent pesëmbëdhjetëvjeçar nga Gostivari me thikë e ka sulmuar gjyshin dhe e ka rrahur motrën e tij dy vjet më të madhe. Policia e ka kapur adoleshentin, i cili për sjelljen problematike do të marrë parashtresë të duhur. Sipas SPB Tetovë, 66 vjeçari M.M. dje rreth orës 22.00 ka paraqitur se fizikisht është sulmuar nga nipi, i cili në një moment kishte nxjerrë thikë dhe i ka shkaktuar prerje në krahun e majtë mbibërryl.

Për ta penguar dhunën dhe për ta mbrojtur mbesën, gjyshi tentoi ta largojë nipin, por me këtë rast mori një goditje në kokë dhe një prerje në krahun e majtë. Pas sanimit të plagëve në spitalin e Gostivarit, rasti është paraqitur në polici dhe me konsultim me prokurorin publik, adoleshenti në prani të punonjësit social është thirr në bisedime.

Nga fillimi i vitit, në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 15 raste të dhunës familjare me pasoja të rënda për të cilat janë përgatitur kallëzime penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button