PDSH: BDI-ja feston dështimin dhe paaftësinë e vet!

“Solemnitetet dhe festimet e përvjetorëve të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, vit pas viti, nga ana e BDI-së, janë shndërruar në një marrëzi të madhe politike. Mospërmbushja e obligimeve bazë që burojnë nga kjo Marrëveshje i bën të pa vend dhe absurde manifestimet, festimet e përkujtimet që organizon BDI dhe me të drejtë shtrohet një pyetje elementare: Çka feston e çka përkujton sot BDI përveç dështimit dhe paaftësisë së vet!”, thuhet në komunikatën e PDSH-së me rastin e 14 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Nga partia e Thaçit njëherit përkujtojnë se përveç 14 vjetorit të nënshkrimit, sivjet mbushen 11 vite nga tejkalimi i afatit të implementimit të po kësaj Marreveshje!

“Sot, pas 14 vitesh nga nënshkrimi, më shumë se kurdoherë, qëndron konstatimi i PDSH-së se Marrëveshja e Ohrit jo që nuk i avansoi të drejtat e shqiptareve por përkundrazi, është shndërruar në pengesë kryesore për realizimin e tyre!Të gjithë ata që edhe pas 14 vitesh përmendin nevojën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, në fakt konstatojnë një të vërtetë të madhe, faktin që deri tani kjo Marrëveshje nuk është implementuar dhe se nxjerrin në pah nevojën imediate për një Marrëveshje të Re me të cilën do të realizohen kërkesat e drejta të shqiptareve për barazi në këtë shtet. Kjo Marrëveshje e Re është pjesë e platformës politike të Partisë Demokratike Shqiptare”, thuhet në reagimin e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button