Vidal po i prish planet Juventusit
Arturo Vidal po mundohet ta ‘dobësoj’ Juventusin. Reprezentuesi i Kilit po mundohet ta bind mesfushorin e Bianconerëve, Kingsley Coman që të transferohet në Bayern Munich
Vidal u transferua te gjiganti nga Bundesliga ditë më parë, por tani po mundohet që edhe ish bashkëlojtarin ta sjell në “Allianz Arena”.
“Kingsley nuk është vetëm një lojtar i ri, por është tepër i shpejtë dhe ka shumë cilësisë. Ai ka një të ardhme të ndritshme përpara veës. Ai do të jetë një nënshkrimi i mirë për Bayern nëse ai do të më ndjekë në Munich”, ka deklaruar Vidal.