Një gostivaras i dehur fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten

Një gostivarase e ka denoncuar burrin e saj për dhunë familjare pasi dje pasdite, e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi dhe i kishte shkaktuar lëndime të dukshme. Sipas SPB Tetovë, L.M. (39) ka ardhur në stacionin policor Gostivar dhe ka treguar se bashkëshorti e ka rrahur dhe ka kërkuar ndjekje penale.

Bashkëshorti i dhunshëm S.M. (49) paraprakisht kishte ardhur në shtëpi në gjendje të dehur, kishte filluar grindja dhe ishte hedhur ndaj gruas duke e goditur me grushta nëpër kokë dhe trup. Ajo është ankuar se edhe paraprakisht ishte torturuar dhe se kjo kishte ndodhur para djalit të tyre minoren.

Bashkëshorti është arrestuar dhe është mbajtur, ndërsa sot është lëshuar. Nga SPB Tetovë paralajmërojnë parashtresë përkasëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button