Serbia gati të “përshëndetet” me vizat

Koalicioni i partnerëve të kancelares Merkel janë gati që Serbinë ta kthejnë në vitet e ’90-ta, duke ua hequr lirinë e lëvizjes pa viza në zonën Shengen, transmeton në shqip Indeksonline.

Zyrtarët e krahut të djathtë të Bashkimit Social-Kristian (CSU), këto ditë kanë filluar një aksion me kërkesën që Serbinë ta heqin nga “Lista e Bardhë” e zonës Shengen, për arsye se një numër i madh i njerëzve që kërkojnë azil në Gjermani, vinë nga Serbia. CSU ka vite të tëra që në qeverinë e Bavarisë qëndron përkrah Bashkimit Demokrat-Krisitin (CDU), partia simotër e cila udhëhiqet nga Angela Merkel, thuhet në gazeten serbe Blic.

Kjo mund të tingëlloj edhe si alarm për Shqipërinë, ngaqë qëndron në të njëjtin stad ose pak më lartë me numrin e qytetarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani edhe pse kanë lirinë e lëvizjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button