Rusia gati të ndalojë importin e ushqimeve nga Shqipëria

Zv.kryeministri i Rusisë, Arkady Dvorkovich ka deklaruar se shumë shpejt Rusia do të marrë vendimin për zgjerimin e listës së vendeve nga ku ndalohet importi i ushqimeve.

Ky veprim i Rusisë vjen si kundërpërgjigje ndaj vendeve Perëndimore të cilat kanë vënë sanksione ndaj Rusisë për shkak të përfshirjes në krizën e Ukrainës që solli dhe aneksimin e Krimesë.

“Vendimi do të merret në një kohë të afërt”, tha Dvorkovich pa përmendur emrat e shtatë vendeve që do të shtohen në “listën e zezë”, raporton “Reuters”, transmeton Shqiptarja.

Por, agjencia e lajmeve “Interfax”, bën të ditur se lista do të zgjerohet me Ukrainën, Malin e Zi, Shqipërinë, Irlandën, Lihtenshtejn, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Vendi ynë bashkë me vendet e tjera i janë bashkuar BE-së në sanksionet e vendosur ndaj Rusisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button