Fabio Borini është objektivi i Interit

Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Neroazzurrët kanë nisur misionin për transferimin e sulmuesit italian nga Liverpooli.

Sipas kësaj gazete, ekipi i Robert Mancinit me parat e shitjes së Xherdan Shaqirit në Stoke, për 15.5milion euro, pritet ta sjellë në San Siro ish anëtarin e Romës.

Fillimisht Interi kishte shfaqur interesim për Ivan Perisicin e Wolfsburgut, por si duket transferimi i kroatit në Itali do të jetë i pamundur.

Lajme të ngjashme

Back to top button