Kallëzim penal për një gostivaras për vjedhje në Strugë

­ Stacioni policor nga Struga parashtroi kallëzim penal kundër njëzetvjeçarit O.A.(20) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor për nëntë vepra të kryera penale prej të cilave pesë “vjedhje të rënda” dhe katër “vjedhje”. I deoncuari, siç informoi SPB Ohër, veprat penale i ka realizuar muajin e kaluar në disa shtëpi, banesa, nga automjete të udhëtarëve, por edhe nga plazhet e Strugës me ç’rast ka përfituar dobi pronësore prej rreth 800.000 denarë.

“O.A. duke përdrur vegël dhe forcë fizike dhe me thyerje të dyerve me dhunë ka hyrë nëpër shtëpi. Pasi që ta ketë kryer kërkimin në brendësi, ka marrë të holla, stoli ari dhe të argjendta, telefona mobilë, aparate, veshje dhe sende tjera të vlefshme.

Nëpër plazhe ka marrë telefona celularë, por edhe gjësende të tjera ndërsa në një automjet të udhëtarëve ka hyrë me thyerje flutur qelqin nga dera e pasme”, shpjegoi zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimovski. Policia strugane, shtoi ai, ka formuar lëndë me informata të sakta operative me ç’rast O.A. është gjetur dhe arrestuar.

Me urdhër nga Gjykata Themelore në Strugë është kryer bastisje në dhomën e hotelit në Strugë ku i denoncuari ka qenë i vendosur dhe janë gjetur një pjesë e gjësendeve të marra joligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button