Gjendja epidemiologjike në rrethinën e Tetovës stabile

Gjendja epidemiologjike në rrethinën e Tetovës është stabile. Vazhdimisht po ndërmerren të gjitha masat kundërepidemike nga ana e institucioneve kompetente dhe nuk ka paraqitje të sëmundjeve ngjitëse, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas rezultateve nga analizat në Tetovë, ku është vendosur dezinfeksion i vazhdueshëm i rrjetit ujësjellës të qytetit, dhe në vendbanimet Leshok dhe Neproshten, uji për pije është në rregull, ndërsa në rajonet e tjera rurale të përfshira me përmbytjet, uji është jo i pijshëm dhe i ndaluar për pije.

Është bërë dezinfeksion i një sipërfaqeje prej rreth 25.000 metra katrorë, vazhdimisht ndahen tableta për dezinfeksion të sisteve ujësjellëse, ndërsa po bëhet edhe edukimi i popullatës me rekomandime për mbrojtjen e shëdnetit.

“Pas paraqitjes së përmbytjeve në këtë rajon, nuk është rritur numri i intervenimeve ose thirrjeve në istitucionet shëndetësore, ndërsa vetëm në disa raste të izoluara ekipet mjekësore kanë reaguar me ofrim të terapisë simptimatologjike tek personat. Rregullisht po bëhet edhe mbikëqyrje të ujësjellësit dhe po merren kampione të ujit të pijshëm nga rajonet e rrezikshme”, informoi Ministria dhe shton se institucionet kompetente vazhdimisht e ndjekin gjendjen dhe sistemi shëndetësor është tërësisht i përgatitur t’u përgjigjet nevojave për mbrojtje shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë përkujton në një pjesë të rekomandimeve për mbrojtje të shëndetit të popullatës në rajonet e përmbytura ­ të përdoret ujë i paketuar, i zier ose dezinfektuar për pije, për larje të dhëmbëve, larje dhe përgatitje të ushqimit të papërpunuar, si dhe për larje të enëve, uji të zihet, duart të lahen me sapun pas pastrimit, para përgatitjes së ushqimit, para ngrënies, pas ardhjes në prekje me nevojën e madhe dhe pas shkuarjes në toalet, të mos përdoret ushqim i cili ka qenë i prekur me ujë nga përmbytjet,… Rekomandohet edhe që të mo hahet ushqim i cili ka qenë në frigorifer nëse rryma ka qenë e hskyçur, ushqimi i zier dhe artikujt ushqimore të cilët mund të prishet patjetër të ruhen në frigorifer, çdo ushqim të jetë i përpunuar mirë termik në mbi 70 gradë Celsius dhe ushqimi i përgatitur të mos lihet më gjatë se dy orë në temperaturë dhome.

Në rast të paraqitjes së simptomeve më të dobëta të vjelljes, diarresë, gjegjësisht simptome të ngjashme të gripit, temperaturë të lartë, këkëdhimbje, kollitje ose marramendje, si dhe gjatë kafshimit nga ndonjë kafshë, personat menjëherë duhet të drejtohen tek mjeku amë ose në shërbimin kujdestar. Afishe edukative me rekomandimet për mbrojtje të shëndetëtit të popullatës vazhdimisht po distribuohen në rajonet e rrezikuara nga ana e ekipeve të Qendrës për shëndet publik ­ Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button