Velipojë, mbeturinat nuk pastrohen, s’ka plazhe publike
Numri i pushuesve në plazhin e Velipojës këtë vit është më i vogël dhe për këtë ka ndikuar veçanërisht lënia pas dore e gjithë infrastrukturës.
Rrugët e papastruara, mbeturinat e pahequra dhe mungesa e plazheve publike tregojnë se në këtë zonë mungon tërësisht dora e pushtetit vendor.
Shqetësimi më i madh për pushuesit nga Kosova është papastërtia në çdo cep.
Edhe pushuesit nga Kosova e kanë kuptuar se e gjithë kjo situatë ka ardhur nga mosfunksionimi total i pushtetit vendor.
Velipoja ishte njësi administrative më vete, ndërsa tani është pjesë e Bashkisë së Shkodrës, bashki e cila ende nuk ka nisur punën.