Admir Saiti realizon fotosesion për magazinën MAXIM

Fotografi shqiptar Admir Saiti ka realizuar fotosesion me modelen shqiptare që jeton në Zvicër – Dorina Podrimja për magazinën prestigjioze MAXIM.

MAXIM me artikullin për Dorina Podrimjan do të dalë në treg në dhjetor të këtij viti. Admir Saiti dhe Dorina Podrimja janë shqiptarët e parë që bashkëpunojnë me magazinën në fjalë duke ditur faktin që në hapësirat e faqeve të kësaj magazine gjithnjë zënë vend emra të mëdhenj të fushave të ndryshme.

Ndryshe Saiti është pjesë e familjes së madhe të markës prestigjioze botërore të makinave, markës BMW. Ai po hyn në vitin e dytë të bashkëpunimit të tij me markën e veturave BMW, dhe gjithashtu është në vazhdimësi i angazhuar me projekte të ndryshme të kompanive shumë të njohura në Zvicër./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button