Ekspertë të UNDP-së në zonat e përmbytura në Tetovë

Në koordinim me institucionet kompetente në nivel nacional dhe lokal, përkrahje në tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit në Tetovë sigurohet edhe Program për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

UNDP ka vënë në dispozicion përvojën e saj dhe ekspertizën në fushën e menaxhimit të ujërave dhe rrezikut nga përmbytjet, njofton Tv Koha. Mbështetja konsiston kryesisht në analiza teknike të shkaqeve, para se gjithash faktorëve natyror dhe teknik të cilat kontribuuan në ngjarjet e fundit, duke u fokusuar në përmbytjet rrëshqitjet e tokës dhe procesit të erozionit.

Duke u bazuar në këto analiza, do të rekomandohen udhëzime strategjike dhe rekomandime për intervenime në rajon, për arsye të minimizimit të rrezikut nga këto dukuri në të ardhmen. Këto rekomandime në formë të planit aksional, do të ju propozohen institucioneve kompetente, që të shërbejnë si bazë për udhëheqjen e investimeve të duhura. Propozimet do të përfshinë prioritetet për rregullimin e gjendjes pas përmbytjeve dhe zonat ujëmbledhëse,rregullimin e transportit për bartje, stabilizimin ekzistues i rrëshqitjes së tokës, rregullimin e lumenjve, si dhe një sërë masash jo-strukturore që do ta zvogëlonin rrezikun e këtyre fatkeqësive natyrore në te ardhmen.

Ekspertët e UNDP-së në fushën e rregullimit të rrjedhave ujore dhe menaxhimin me ujëra tani më ndodhen në terren në rajonet e prekura në Shpikovicë, Poroj dhe Recicë e Madhe dhe Reçicë e vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button