Valon Saraçini hëngri groshë në komunën e Tearcës (FOTO)

Për të katërtën herë radhazi organizohet manifestimi Dita e Groshës në fshatin Tearcë të Tetovës, e cila për çdo vit tërheq shumë vizitor. Qendra për edukim dhe zhvillim – CED, në bashkëpunim me Komunën e Tearcës dhe Milieukontakt – Maqedoni, organizuan këtë manifestim. 



Përveç anëtarëve të Komunës së Tearcës, në manifestim morën pjesë: Ministri për ekonomi i Republikësë së Maqedonisë Valon Saraçini, përfaqësues të Milieukontakt Maqedoni, ekspertë për ndryshime klimatike, profesorë të Universitetit të Shkupit dhe Tetovës, përfaqësues nga Kumanova, koordinatorja e Fondacionit “Pestaloci” për Maqedoni, si dhe shumë shoqata dhe individë artdashës.

“Dita e groshës si manifestim për çdo vit ritet dhe është një ndër manifestimet e rralla, e cila arrin me sukses t’i tejkalon kufijtë rajonal dhe etnik, dhe i bashkon njerëzit që në mënyrë kreative ti prezantojnë prodhimet e tyre” thanë nga organizata CED.


Në kuadër të këtij aktiviteti u organizua debat ku u promovua grosha si brend dhe u kërkuan iniciativa për brendimin e saj dhe produkteve tjera bujqësore që gravitojnë në këtë rajon.

Metin Muharemi nga Qendra për edukim dhe zhvillim u shpreh se ideja e këtij manifestimi është që të promovohet grosha si brend dhe qëllimi kryesor është që ti ul në një vend të gjitha përkatësitë etnike që jetojnë në këtë komunë dhe ti bëjë të ndjehen krenar rreth asaj që kultivojnë ata vet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button