Në Shqipëri vazhdon të jetë prezent rreziku nga përhapja e zjarrëve

Temperaturat e larta këtë vit kanë sjellë dhe prezencën e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të territorit të Shqipërisë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme problematike ka qenë situate në zonën e Mallakastrës në jug të vendit, ku janë përfshirë nga flakët disa hektarë me pisha, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet zyrtare po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit, pasi ka rrezikuar një nga puset e naftës që gjendet në këtë zonë.

Ndërkohë vatra zjarri ka patur në ditët e mëparshme edhe në rrethe të ndryshme të Shqipërisë si në Shkodër, Vlorë, Lushnje, etj.

Si zona me rrezikshmëri më të lartë në territorin e Shqipëri nga Instituti i gjeoshkenacave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit konsiderohet qarku Shkodër dhe rrethet në kufijë me të. Gjithashtu me rrezikshmëri konsiderohet edhe zona kufitare e rretheve Tiranë-Kavajë, zona kufitare e rretheve Elbasan- Berat – Fier.

Lajme të ngjashme

Back to top button