Vëllavrasje në Saraj të Shkupit,me thikë therr vëllain

Dy vëllezër janë rrahur në fshatin Saraj të Shkupit kurse më pastaj, njëri njeri nga ata me thikë e kishte goditur tjetrin 3-4 herë në gjoks, të cilit i kishte shkatuar vdekjen. Vrasja ka ndodhur në ora 14 e 15 minuta.

Vëllezërit Sabedin R. (29) dhe Bashkim R. (37), ishin përleshur fizikisht, kurse më pastaj vëllai më i moshuar e kishte nxjerrë thikën, me të cilën 3-4 katër herë e kishte goditur në gjoks vëllain e tij. 

Menjëherë pas incidentit viktima ishte dërguar në spital, ku kishte ndërruar jetë. 

Autori i veprës menjëherë ishte arrestuar, ndërkohë që policia po kryen ekspertizën e nevojshme ligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button