Një autogol i jep fitoren Manchesterit
Manchester United e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premierligë. Ekipi i Louis Van Gaalit e ka mposhtur Tottenhamin me rezultat minimal 1:0.
Meritat më të mëdha për këtë fitore i ka mbrojtësi i Tottenhamit, Kyle Walker, i cili në minutën e 22-të, shënoi autiogol, shkruan Gazeta Express.
Kurse, portieri Davide de Gea nuk është grumbulluar fare për këtë ndeshje nga Luis Van Gaal, sikurse ylli kosovar, Adnan Januzaj.
Por, portieri argjentinas Sergio Romero ka pasur paraqitje fantastike në ndeshjen e parë për ekipin nga Old Traffrod.