PD: Rama mbron krimin, sfidon edhe Amerikën!

“Edi Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit”,kjo është deklarata e Partisë Demokratike menjeherë pas publikimit të disa pamjeve ku kryeministri shfaqet duke pirë kafe me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshin në një nga kafenetë e qytetit.

PD thekson se deklaratën e saj për mediat se, “duke dalë nëpër ambiente publike në krah të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Edi Rama po sfidon qytetarët, opozitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e partnerët europiane, të gjithë të angazhuar e me vullnet të qartë për ta pastruar politikën e zyrat publike nga personat e inkriminuar e me precedentë të tmerrshëm penale”.

Për selinë blu, “platforma e dekriminalizimit sjell ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të të zgjedhurit të tij në Kavajë, por dhe në parlament, bashki e zyra të tjera, por Edi Rama ka preferuar t’i japë garanci njeriut të tij të dënuar për trafik droge në Zvicër, duke kaluar pushimet me të e duke u shfaqur me të në sytë e qytetarëve. Me besnikërinë e shfaqur ndaj Roshit, Edi Rama dëshmoi se është kundër dekriminalizimit, dhe mbetet promotor i palodhur i krimit në politikë e administratë. Çlirimi i politikës dhe i zyrave publike nga krimi nuk ka për t’u mbajtur dot peng nga Edi Rama”.

Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë ta çojë përpara procesin jetik të shkëputjes së vendimmarrjes nga krimi, nga soji i Roshit, Ndokës, Bushit e qindra ta tjerëve që kanë kapur pushtetin përmes Edi Ramës. “Nëse vendos të mbrojë deri në fund krimin, Edi Rama do të ketë fatin e tyre. Vullneti i shumicës së shqiptarëve që kanë në krah partnerët ndërkombëtarë nuk ndalet dot nga aleanca në minorancë e krimit”, thuhet në deklaratën e PD.

Lajme të ngjashme

Back to top button