Është grabitur pompa e benzinës në Çair
Një person i maskuar dhe i armatosur me pushkë automatike rreth orës katër të mëngjesit ka marrë 168.000 denarë nga të punësuarit në pompën e benzinës “Makpetrol” në rr. “Kemal Sejfulla” në komunën Çair.
Pas plaçkitjes grabitësi e ka braktisur vendin. Nga ana e SPBsë Shkup është kryer kontroll dhe punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.