Nga moti i keq dëm prej 15.000 eurove në hekurudhën afër Tetovës

Për shkak të reshjeve të shiut dhe vërshimet, të cilat e kapluan rajonin e Tetovës në pjesën e lumit Shkumbim trafiku hekurudhor Shkup-Tetovë-Kërçovë është realizur me vështirësi.

Siç njofton përmes kumtesës Nevzat Mamuti, këshilltar për marrëdhënie me opinionin në ndërmarrjen publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura-Shkup, gurëzit e shumtë në binarët hekurudhor, rrëshqitja e dheut, drunjtë dhe balta kanë ndikuar që trafiku hekurudhor në drejtim të Kërçovës, përkatësisht rreth 2 kilometra para Tetovës të ndërpritet për disa orë.

“Me punë të jashtëzakonshme, ekipet e NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura në mënyrë të suksesshme kanë arritur që të pastrojnë këtë linjë hekurudhor nga gurrëzit, balta dhe balta, duke e normalizuar kështtu trafikun hekurudhor në drejtim të Kërçovës, por me shpejtës të ngadalsuar për shkak të rreziqeve që mund të hasen në trafik nga kjo fatkeqësi natyrore”, thekson Mamuti.

Sipas vlerësimeve të para dëmi i shkaktuar në këtë linjë hekurudhore nga vërshimet dhe rreshjet e shiut arrinë shifrat rreth 15 mijë euro.

Ekipet ë NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura, ndodhen në terren dhe në mënyrë intensive punojnë në pastrimin dhe menjanimin e difekteve në këtë linjë hekurudhore me qëllim që trafiku hekurudhor të zhvillohet pa pengesa.

Lajme të ngjashme

Back to top button