Një parti në Gjermani: Viza pune për emigrantët nga Ballkani

Partia Socialdemokrate në Gjermani ka dhënë një propozim të veçantë sa i përket emigrantëve nga Ballkani.

Sipas partisë në fjalë, për emigrantët duhen viza pune dhe se kjo do tiu mundësoonte atyre që të shkojnë në Gjermani jo përmes azilit, por përmes rrugëve të tjera.

Propozimi në fjalë thotë se shtetasit e Shqipërisë, Kosovës dhe të Serbisë do ta fitonin vizën e punës në rast se ata do të siguronin paraprakisht një kontratë pune në Gjermani me një pagë minimale prej 1460 eurosh.

Ky propozim mund të vihet në jetë vetëm përmes udhëzimit nga Agjencia Federale për Ndërmjetësim të Punës (BA).

Lajme të ngjashme

Back to top button