Kroatët në mes të koncertit brohorasin: Vrisni serbët (Video)

Në koncertin e mbajtur në Knin për nder të aksionit “Stuhia” që vulosi pavarësinë e Kroacisë nga Jugosllavia, audienca kapte shifrat deri në 60.000 persona.

Teksa këngëtari Marko Prekoviq Thompson performonte me fjalët “Për vendin tonë…”, masa e gjerë u përgjigj, “të gatshëm, të gatshëm”. E shumë prej tyre brohoritën “Vrisni serbët”.

Njerëzit erdhën nga e gjithë Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina në koncert të mërkurën në mbrëmje në një stadium futbolli në qytetin e Kninit, të organizuar nga autoritetet vendase si ngjarja që shënonte mbylljen e festimit të 20 vjetorit të Operacionit “Stuhia” të ushtrisë kroate, e cila dëboi rebelët serbë.

Ngjarja në të vërtetë filloi në ora 19:00, kur turma filloi të mblidhej dhe të festonte fitoren mbi serbët.

Kur në skenë u ngjit veterani i luftës kroate Gjuro Glogoshkog, turma filloi me brohoritjet “Vrisni serbët”.

Koncerti vazhdoi me një këngë të quajtur “Anica Kninska Kraljica” (“Anica, Mbretëresha e Kninit”), ku përfshihen vargjet “Do t’i vë zjarrin Krajinës gjatë rrugës për në Knin”, të cilat i referohen shteti të vogël të vetëshpallur serb, Republikës së Krajinës Serbe, i cili u shtyp gjatë Operacionit “Stuhia”.

Lajme të ngjashme

Back to top button