Vazhdohet paraburgimi për fatkeqësinë e komunikacionit në QT “Zebra”

­ Këshilli penal pranë Gjykatës themelore Shkup 1 ­ Shkup me propozim të Prokurorisë themelore publike ia vazhdoi masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve personit B.B., i cili e shkaktoi fatkeqësinë e komunikacionit në QT “Zebra”, ku jetën e humbi gazetarja Suzana Todorovska ­ Pavllovska.

“Prokuroria themelore publike deri te Gjykata themelore Shkup 1 ­ Shkup gjatë ditës së djeshme parashtroi akt akuzues për fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur më 7 korrik te qendra tregtare “Zebra”, ku jetën e humbi Suzana Todorovska ­ PAvllovska. Akti akuzues është parashtruar kundër personit B.B. për veprën penale ‘vepra të rënda kundër pronës dhe sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion’ nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi penal, si dhe propozimi kundër personit të njëjtë për vazhdimin e masaës paraburgim”, thuhet në kumtesën e sotme nga Gjykata themelore Shkup 1 ­ Shkup. Akti akuzues, siç u potencua , është dërguar në këshillin për vlerësim.

Njëheri, Këshilli penal pranë Gjykatës themelore Shkup 1 ­ Shkup pas propozimit deri te Prokuroria themelore publike, e vazhdoi masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, llogaritur nga 96.08.2015 deri më 05.09.2015 për shkak se ende ekzistojnë bazat për përcaktimin e paraburgimit, rrethanave që tregojnë në rrezik nga ikja dhe rrethanat e posaçme të cilat e arsyetojnëdruarjen se i akuzuari do ta përsëris veprën penale”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button