Kryqi i Kuq nga Struga hapi pikë për donacione për të pësuarit nga Tetova

Organizata komunale e Kryqit të Kuq ­ Strugë sot iu bashkangjit aksionit për të ndihmuar popullatën e pësuar nga moti i keq që para disa ditës përfshiu Tetovën dhe rrethinën.

Kryetarja e Kryqit të Kuq ­ Strugë Adhurime Dauti informoi se qytetarët mund të donojnë ujë dhe mjete për higjienë në pikat në hapësirat e organizatës dhe Shëtitoren e qytetit. “Klubi i të rinjve vendosi pikë për donacione në hapësirat e Organizatës komunale të Kryqit të Kuq dhe në Shëtiroren e qytetit. Merr pjesë edhe një grup i studentëve nga Universiteti Shtetëror i tetovës të cilët do ta ndihmojnë aksionin për grumbullim, para së gjithash ujë për pije dhe mjete për higjienë dhe dezinfektim”, tha Dauti.

Qytetarët mund të donojnë për të pësuarit nga moti i keq në rajonin e Pollogut në xhiro­llogarinë për solidaritet të Kryqit të Kuq 300000001327966, NT: 4030984271620 ­ Banka Komerciale, në numrat e telefonit për donacione 075/070/0755 143­400, 100 denarë për thirrje dhe në organizatat komunale.

Lajme të ngjashme

Back to top button