Skënderbeu shkruan historinë e futbollit shqiptar

Skuadra nga Korça, Skënderbeu, ka shkruar historinë në futbollin shqiptar, duke arritur të kualifikohet në fazën Play-Off të Ligës së Kampionëve, ku njëherit ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League.
Kampionët nën përkrahjen e madhe të tifozëve gjithandej nëpër Shqipëri, ia kanë dalë ta mundin edhe në ndeshjen e dytë skuadrën nga Moldavia, Milsami Orhei, me rezultat 2:0.

Kjo fitore e Skënderbeut vjen pas pozicionimit të kombëtares shqiptare në pozitën e 22 të FIFA-s, duke dëshmuar më së miri rritjen që viteve të fundit ka bërë futbolli shqiptar.
Skënderbeu e nisi lojën me pak presion, falë rezultat 0:2 nga ndeshja e parë.
Gjërat u bënë edhe më të lehta, kur në minutën e 14’, moldavët mbetën me një lojtar më pak, pas përjashtimit më të kuq të Gheorghe Andronic.
Pas kartonit të kuq të mysafirëve, erdhi menjëherë goli për skuadrën e Skënderbeut, që me anë të Hamdi Salihit në minutën e 16’, kaluan në epërsi.

Me rezultat 1:0, u mbyll pjesa e parë, ndërsa në 10’ minutat e pjesës së dytë, erdhi edhe goli i dytë për skuadrën shqiptare, ku Gerhard Progni, shënoi për 2:0, për të vulosur kualifikimin.

Tani Skënderbeu do të luaj edhe ndeshjet e fazës së fundit, për të kërkuar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, dhe në rast eliminimi në këtë fazë, do të bartet drejtpërdrejt në grupet e Europa League.

Lajme të ngjashme

Back to top button