Hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, ja ndeshjet e radhës

U hodh sot në qendrën e shorteve në Nion të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.

Tetë skuadrat që do të luftojnë për të shkuar në finalen e Milanos me 29 maj janë:

Atletiko Madrid, Barcelona, Bajern Mynih, Benfika, Mançester Siti, Paris S.G., Real Madrid dhe Volfsburg.

Çiftet e çerekfinaleve u përcaktuan nëpërmjet një shorti të hapur ku asnjëra skuadër nuk ishte kokë serie. Ndeshja më e spikatur është ajo ndërmjet Barcelonës dhe Atletikos së Madridit.

Volfsburg – Real Madrid
Bajern M. – Benfika
Barcelona – Atletiko M.
Paris S. G. – Mançester S.

Ndeshjet e vajtjes

Të martën me 5 prill 2016

Bajern M. – Benfika
Barcelona – Atletiko M.

Të mërkurën me 6 prill 2016

Volfsburg – Real Madrid
Paris S. G. – Mançester S.

Ndeshjet e kthimit

Të martën me 12 prill 2016

Real Madrid – Volfsburg
Mançester S. – Paris S. G.

Të mërkurën me 13 prill 2016

Benfika – Bajern M.
Atletiko M. – Barcelona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button