Temperaturat e larta shkrijnë asfaltin

Me rritjen e temperaturave, në disa zona të qytetit turk, Mersin për shkak të pranisë së lartë të lagështirës në ajër herë herë u krijua mjergull e cila ndikoi negativisht në jetën e banorëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë sot zyrtarë të lartë në këtë rajon thanë se kanë dhënë leje në datat 6-7 për gratë shtatzana, të sëmurit kronikë dhe personat me aftësi të kufizuar të cilët punojnë në institucione të ndryshme vendore dhe shtetërore.

Shumë njerëz për ti ikur të nxehtit kanë lënë qytetin për të shkuar në desitnacione më të freskëta, ndërkohë ata që kanë qenë të detyruar të rrinë në qytet janë munduar të mos dalin në rrugë. Nga ana tjetër asfalti i rrugëve të mbetura bosh të Mersinit vende vende janë shkrirë nga temperaturat e larta.

Ndërkohë temperaturat e larta pritet të zgjasin deri në fundjavë.

Lajme të ngjashme

Back to top button