Turistja norvegjeze e akuzon për përdhunim, prangoset shqiptari

Një shqiptar është vënë në pranga gjatë ditë së djeshme në ishullin e Rodosit në Greqi. Turistja norvegjeze, vetëm 17 vjeçe ishte duke ndenjur tek banaku i lokali ku barist ishte shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Në polici, adoleshentja ka thënë se me shqiptarin kishin shkuar në një banesë në ndërtim dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me ti. Gjatë ndalimit, shqiptari ka thënë se gjithçka ishte bërë me dëshirën e vetë vajzës.

Ndërsa policia e Rodosit thotë se, shqiptari ishte nisur për ta shoqëruar adoleshenten tek miqtë e saj, pasi kishin festuar deri në orën 4 të mëngjesit. Por në vend që ta çonte atje, ai ka bërë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së vajzës.

Adoleshentja ka thënë në polici se, kishte pasur frikë të reagonte për shkak të fizikut të shqiptarit. Më pas ata ishin kthyer sërish në lokal ku kishin blerë sërish pije. Pas kësaj ajo kishte shkuar e denoncuar në polici.

Shqiptari ishte gjetur dhe ndaluar. Pritet që të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button