Siqueira i bashkohet Juventusit

Juventus ka arritur të siguroj shërbimet e mbrojtësit të majtë të Atletico Madridit, Siqueira.

Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja spanjolle AS, e cila shkruan se marrëveshja do të zyrtarizohet ditëve në vazhdim.

Juventus fillimisht do të marrë në huazim mbrojtësin brazilian, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë obligim që për të paguaj 10 milionë euro.

Juventus momentalisht gjendet në Kinë, ku po kryen fazën përgatitore, para ndeshjes së Superkupës së Italisë që do të zhvillohet kundër Lazios.

Lajme të ngjashme

Back to top button